Maldini flet për rinovimin e Ibrahimovicit

Maldini flet për rinovimin e Ibrahimovicit

Sport February 23, 2020 - 09:08
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka zbuluar se ekziston një klauzolë rinovimi në kontratën e Zlatan Ibrahimovicit nëse kuqezinjtë kualifikohen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info 

Sulmuesi suedez, i cili ka kontratë deri në qershor, është transferuar në Milan gjatë janarit dhe ka pasur ndikim të menjëhershëm në “San Siro”.

“Me Ibran kontrata e tij është gjashtë mujore me një klauzolë për rinovim automatik në rast se ai dalim të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Nëse jo, është e natyrshme që ne të gjithë do të ulemi në tavolinë me të. Me Ibran ekziston gjithmonë një diskutim personal në të cilin gjithmonë duhet të ketë një dialog të hapur”, tha Maldini./Zëri