Wilder dërgohet me urgjencë në spital pas humbjes nga Fury

Wilder dërgohet me urgjencë në spital pas humbjes nga Fury

Sport February 23, 2020 - 08:27
Lajmet e fundit nga sporti

Deontay Wilder është mposhtur nga Tyson Fury në Las Vegas në meçin e vlefshëm për titull të botës, transmeton zeri.info

Tyson Fury ka treguar njërën prej paraqitjeve të tij më të mira në karrierë për t’i dhënë fund sundimit pesë-vjeçar të Wilderit si kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC.

Britaniku shkatërroi rivalin e tij në një mënyrë që pakkush e kishte pritur pas barazimit në meçin e parë mes tyre në vitin 2018.

Pas meçit Wilder është dërguar me urgjencë në spital me dyshimin për dëmtim të timpanit të veshit.

Boksieri amerikan filloi të gjakoste nga veshi i majtë gjatë raundit të katërt të meçit./Zëri