Fiton Napoli, Brescia e Balotellit shumë afër largimit nga Serie A

Fiton Napoli, Brescia e Balotellit shumë afër largimit nga Serie A

Sport February 21, 2020 - 22:41
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli ka fituar me përmbysje sonte ndaj Bresciat me rezultat 2:1 në një sfidë që ishte shumë interesante dhe dramatike deri në fund. Napoli me të filluar pjesa e dytë ka ndryshuar gjithçka në sfidën që po zhvilloi ndaj Brescias në kuadër të javës së 25-të në Serie A, shkruan Zëri.info

Insigne fillimisht ka barazuar 1:1 me golin që shënoi nga penalltia në minutën e 49-të për ta shënuar pas 4 minutave golin e epërsisë Ruiz për rezultatin 2:1. Të kujtojmë që për Brescian në pjesën e parë shënoi Chancellor në minutën e 27-të.

Pas kësaj fitoreje Napoli është në pozitën e 6 ë 36 pikë ndërsa Brescia në vendin e parafundit me 16 pikë dhe vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtojë nga largimi nga Serie A. /Zëri.info