ZYRTARE: Arlind Ajeti befason ne skuadrën e re

ZYRTARE: Arlind Ajeti befason ne skuadrën e re

Sport February 18, 2020 - 19:50
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Shqipërisë, Arlind Ajeti ka kompletuar transferimin e tij te klubi danez, Vejle, transmeton zeri.info

Ajeti u prezantua sot te klubi i tij i ri.

26-vjeçari nuk luante prej gati 7 muajsh pasi mbylli bashkëpunimin me Grasshopperin në Zvicër.

Drejtori i Vejle shtoi se skuadra është gati ta ndihmojë Ajetin të rikuperohet fizikisht dhe teknikisht pasi nuk luan prej një kohe relativisht të gjatë.

Gjatë afatit kalimtar të janarit ishte përfolur se lojtari ishte kërkuar edhe nga Tirana.

Te Vejle ai do t’i bashkohet futbollistit tjetër shqiptar, Ylber Ramadanit./Zëri