Zhbllokohet derbi Lazio – Inter, shënohet gol në finish të pjesës së parë

Zhbllokohet derbi Lazio – Inter, shënohet gol në finish të pjesës së parë

Sport February 16, 2020 - 21:37
Lajmet e fundit nga sporti

Fitorja e Juventusit gjatë ditës së sotme ndaj Brescias i ka futur në presion dy skuadrat Lazion e Interin që duhet medoemos të fitojnë sonte për ta mbajtur hapin me ’Zonjën e Vjetër’, shkruan Zëri.info.

Megjithatë pas 45 minutave të parë duket se Interi është më afër qëllimit pasi po udhëheq me rezultat 0:1.


Ka qene Ashley Young që ka shënuar në minutën e 44-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Contes. /Zëri.info