ZYRTARE: Christian Eriksen transferohet te Interi

ZYRTARE: Christian Eriksen transferohet te Interi

Sport January 28, 2020 - 14:43
Christian Eriksen fillimisht ishte përfolur për një transferim në Manchester United dhe Real Madrid, megjithatë tentimet e këtyre dy klubeve dështuan pasi që negociatat me drejtuesit e Tottenhamin rezultuan të pasuksesshme

Mesfushori 27-vjeçar i Tottenhamit, Christian Eriksen, është transferuar te skuadra e Interit, raporton Zëri.info.

Ai i ishte bashkuar Tottenhamit nga Ajaxi në vitin 2013 për 14 milionë euro. Ai i ka bërë 304 paraqitje për klubin gjatë shtatë sezoneve të fundit, duke i shënuar 69 gola.

Jo shumë kohë pasi e arriti finalen e Ligës së Kampionëve me Tottenham, në qershor të vitit të kaluar, Erikseni e pranoi se ai do të dëshironte ta provonte një eksperiencë të re në karrierën e tij.

Ai fillimisht ishte përfolur për një transferim në Manchester United dhe Real Madrid, megjithatë tentimet e këtyre dy klubeve dështuan pasi që negociatat me drejtuesit e Tottenhamin rezultuan të pasuksesshme.

Megjithatë, gjatë muajve të fundit, Interi i ishte futur garës për Eriksenin. Tani, zikaltrit e kanë konfirmuar transferimin e Eriksenit nga Tottenhamit, duke e bërë atë transferimin e tyre të tretë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pas Ashley Young dhe Victor Moses.

Erikseni ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë dhe do të paguhet 11 milionë euro për sezon në San Siro, ndërsa testet mjekësore i kreu të hënën.