Salihu: Turp çfarë po më bëjnë mua dhe klubit të boksit Prishtina!

 Salihu: Turp çfarë po më bëjnë mua dhe klubit të boksit Prishtina!

Sport January 28, 2020 - 08:30
Kryetari i këtij klubi, Aziz Salihu, ka një mal me akuza në adresë të institucioneve të Kosovës

Ejup Llumnica

Edhe pse njihet njëri ndër klubet me historinë më të madhe në sportin e Kosovës, sot ai ka mbetur sikur i harruar. Klubi i boksit Prishtina vazhdon të mbetet në një situatë jashtëzakonisht të keqe, madje edhe me tendencë shuarje, shkruan sot gazeta "Zëri".

Kryetari i këtij klubi, Aziz Salihu, ka një mal me akuza në adresë të institucioneve të Kosovës, të cilat po lejojnë që ky klub që dikur nxirrte kampion olimpik, botëror e evropian dhe gjithë shqiptaria mburreshin më ta, sot të mos kenë asnjë interes për ta ndihmuar.

“Është për gjynah në çfarë situatë e kanë lënë klubin e boksit Prishtina. Nga ky klub kanë dalë shumë emra, por ja që sot askush nuk interesohet. Komuna e Prishtinës nuk na ndihmon fare, madje edhe na pengon në disa raste. Unë për një kohë isha keq me shëndet dhe mu ndesh të shtrihem në spital, në atë kohë klubin nuk munda ta ndihmoj dhe këta nisën të më m’i marrin boksierët dhe e sollën sot në këtë gjendje.

Unë kam pasur para një kohe ta organizoj një turne në Prishtinë, ku pata ftuar shumë boksierë të mëdhenj nga Evropa, por kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpendi Ahmeti, nuk më ndihmoi madje edhe më pengoi e mu desh ta anuloj, edhe pse unë insistova që turneu të mbahet.

As në pamje të motrës sime, që e vdiq nuk kam qëndruar vetëm ta organizoj atë turne dhe nuk më ndihmuan”, ka thënë Aziz Salihu në një rrëfim për gazetën “Zëri”, duke folur më pas edhe për situatën në Federatën e Boksit të Kosovës, e cila tash e një kohë është pa kryetar.

Image

“Ajo Federatë është pothuajse privatizuar nga disa individë. Mua me vjen keq për kryetarin Ramadan Selimi, i cili ka kontribuuar shumë, por u desh të largohet pasi e pa si është situata aty. Unë jam gati të kandidoj për ta marrë postin e kryetarit. E dua boksin dhe dua t’i ndihmoj këta boksierë që nuk kanë faj pse është kjo situatë.

Federata duke dashur të përfitojë sa më shumë për vete po i çojnë boksierët në shumë turne duke i lodhur dhe sigurisht që po ndikon pastaj në sukseset e tyre. I dërgojnë në turne dhe nuk u japin asnjë cent, kjo është për keqardhje.

Unë nuk do ta lejoja këtë, do t’i dërgoja vetëm në ato turne ku ka normë olimpike”, ka vlerësuar legjenda kosovare e boksit Aziz Salihu, i cili është shpallur “Sportist i Shekullit në Kosovë”, është fitues i mbi 30 medaljeve të arta në turne të ndryshme ndërkombëtare.

Image

Azizi është sportisti i parë kosovar, i cili ka arritur të marrë pjesë në tri lojëra olimpike, ku edhe fitoi medaljen e bronztë në Los Angeles. Pa dyshim një ndër sportistët më të mëdhenj të tp gjitha kohërave shqiptar. “Unë nuk do të ndalem, do ta harxhoj edhe centin e fundit që kam vetëm ta mbajë boksin dhe t’u ndihmojë këtyre boksierëve të arrijnë në karrierë”, ka përfunduar Aziz Salihu. /Zëri.info

 
Aziz Salihu: Vështirësitë e boksit kosovar

Aziz Salihu: Vështirësitë e boksit kosovar

Posted by Zeri on Tuesday, January 28, 2020