Shumë afër të kompletohet 'muri shqiptar' i mbrojtjes te Napoli
Napoli pritet që shumë shpejt ta prezantojë transferimin e një tjetër mbrojtësi shqiptar.
Bëhet fjalë për futbollistin e talentuar të Hellas Veronas, Marash Kumbulla, shkruan Zëri.info.
Siç raporton gazetari i mirënjohur italian, Alfredo Pedulla, Napoli ka arritur marrëveshje me Veronan pëbr transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë.
#Kumbulla: il #Napoli ha l’accordo con il #Verona (15 più 5). L’#Inter con il ragazzo. Palla al centro
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 27, 2020
"Napoli ka marrëveshje me Veronan për Kumbulla në vlerë 15 milionë euro, plus pesë euro bonuse. Interi është në mes", shkruan Pedulla në 'Twitter'.
Ndryshe, Kumbulla është i kërkuar tejmase edhe nga Interi.
Vlen të kujtojmë se Napoli prezantoi Amir Rrahmanin javën e kaluar, i cili do t'i bashkohet skuadrës së Gennaro Gattusos në verë./Zëri.info