'Shpërthen' Tahir Batatina, kërkon falje për reagimin e ashpër dhe ka diçka për Agim Ademin

'Shpërthen' Tahir Batatina, kërkon falje për reagimin e ashpër dhe ka diçka për Agim Ademin

Sport January 27, 2020 - 15:58

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta mbajë kuvendin zgjedhor, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, raporton Zëri.info.  

Tashmë ka nisur ky kuvend, i cili po pritet më kërshëri të madhe. Kohëve të fundit është bërë shumë zhurmë nga ana e klubeve, madje u tha se po mblidhen edhe nënshkrime ku do të kërkohet shkarkimi i kryetarit Agim Ademi, gjë të cilën e mohuan  klubet pjesëmarrëse në ato nënshkrime duke deklaruara se janë duke kërkuar vetëm ndryshime në statusin e FFK-së. Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00. 

Tashmë kanë përfunduar të gjitha kuvendet në lidhjet rajonale të futbollit dhe mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në kuvend, i cili duhet pranuar se mund të sjellë edhe debate interesante.

Në Kuvendin Zgjedhor që tashmë ka nisur, kanë filluar tensionet e para.

Image

Kryetari aktual, Agim Ademi ka kërkuar votëbesim, por ka hasur në keqkuptimin e disa delegatëve, të cilët kanë lëshuar sallën.

Në mesin e atyre që reaguan ashpër edhe Tahir Batatina, nga klubi i Llapit, i cili e kundërshtoi ashpër votëbesimin e Ademit.

Ai në këtë Kuvend ka thënë:

"Në futbollin e Kosovës kanë ardhur njerëz që ia dojnë të mirën futbollit. Më vjen keq për atë reagim, por statutin e shkeli kryetari Agim Ademi".

"Ademit i ka skaduar mandati më 15 janar, mandati i tij ka qenë dy-vjeçar. Nuk ka askund në botë të mbahen zgjedhjet çdo dy vite", tregon më tej Batatina.

Image

"Shumë mirë e dimë se kush është Remzi Ejupi, Abedin Zeki e të tjerët, të cilët kanë dhënë për futbollin, dhe nuk kanë dhënë", deklaroi trajneri i Llapit", shtoi ai.

Kuvendi do të mbahet në hotelin “Emerald”, në orën 15:00./Zëri.info