Pas barazimit 2:2 me Shrewsburyn, Klopp befason me fjalët e tij për ndeshjen e kthimit

Pas barazimit 2:2 me Shrewsburyn, Klopp befason me fjalët e tij për ndeshjen e kthimit

Sport January 27, 2020 - 11:58
Lajmet e fundit nga sporti

Jurgen Klopp ka thënë se nuk do ta drejtojë Liverpoolin ndaj Shrewsburyt në ndeshjen e kthimit në raundin e katërt të Kupës FA, transmeton zeri.info

Kjo ndeshje do të luhet në javën e parë të shkurtit, që është pushimi i ri në mes të edicionit në Premierligë.

Liverpooli barazoi 2:2 të dielën në udhëtim te Shrewsbury dhe do të detyrohet ta luajë edhe ndeshjen e dytë.

Por, Klopp ka thënë se do t’u japë lojtarëve të tij pushim dhe se gjiganti anglez do të luajë me lojtar të rinj në këtë sfidë.

“Ne nuk do të jemi aty dhe do të jenë fëmijët. E di se kjo nuk është shumë e popullarizuar. Premierliga kërkoi nga ne që ta respektojmë pushimin dimëror dhe këtë gjë do ta bëjmë”, ka thënë Klopp.

“Ne duhet ta respektojmë mirëqenien e lojtarëve. Ata kanë nevojë për pushim, pushim mendor dhe fizik. Për këtë është pushimi dimëror”, ka shtuar gjermani./Zëri