Ronaldinho flet për Gabriel Martinellin, e krahason me legjendën braziliane

Ronaldinho flet për Gabriel Martinellin, e krahason me legjendën braziliane

Sport January 27, 2020 - 08:31
Lajmet e fundit nga sporti

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, sheh ngjashmëri mes Gabriel Martinellit dhe Ronaldos, transmeton zeri.info 

18-vjeçari Martinelli u transferua në Premierligë nga klubi brazilian, Ituano. Ai ka treguar kualitetin e tij këtë edicion duke shënuar 10 gola në 21 ndeshje në të gjitha garat. 

Image

“Ne si brazilianë jemi shumë të emocionuar për të dhe të ardhmen e tij. Është një gjë tjetër të kesh talent, por krejtësisht tjetër të jesh në moshën 18-vjeçare dhe të kesh besim”, ka thënë Ronaldinho.

“Ai ma kujton Ronaldon në edicionin e tij të parë në Evropë, ai shënoi 30 gola dhe njerëzit po mendonin: ‘kush është ky fëmijë brazilian 18-vjeçar?’”, ka shtuar ish-ylli i Milanit dhe Barcelonës./Zëri