Krerët e FFK-së vizituan në spital ish-futbollistin e Trepçës, Gëzim Kaçaniku

Krerët e FFK-së vizituan në spital ish-futbollistin e Trepçës, Gëzim Kaçaniku

Sport January 25, 2020 - 17:15

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarit të KE-së, Xhelal Broja dhe kryetarit të KF “Trepça”, Avni Haxhiu, e kanë vizituar sot ish-futbollistin e njohur mitrovicas, Gëzim Kaçaniku, i cili ndodhet në spital për shërim.

Me këtë rast presidenti Ademi me bashkëpunëtorë i dhanë kurajë Kaqës, siç e njohin të gjithë në Mitrovicë, për ta përballuar me vullnet e sukses edhe këtë sfidë dhe njëherësh uruan që ai sa më parë të kthehet në fushën e gjelbër për të vazhduar të japë kontributin e tij si trajner në zhvillimin e grupmoshave të reja në KF “Trepça”. /Zëri.info