Drenica nesër zhvillon ndeshjen e parë miqësore në Shqipëri

Drenica nesër zhvillon ndeshjen e parë miqësore në Shqipëri

Sport January 23, 2020 - 21:45
Lajmet e fundit nga sporti

Drenica ka mbajtur seancat e para stërvitore në Durrës, transmeton zeri.info

Nesër drenicasit do ta zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore derisa vazhdojnë përgatitjet për pjesën e dytë të edicionit.

Kujtojmë se para disa ditëve Drenica kishte luajtur një ndeshje miqësore edhe ndaj Trepçës ’89, të cilën e kishte humbur me shifrat 3:2.

Drenica nesër do të përballet me Dukagjinin.

Ky është njoftimi i plotë i Drenicës:

Dita e parë në stervitje!

Ekipi ka mbajtur seancat e para stërvitore në bregdetin shqiptar në Durrës.

Stervitja e paraditës u zhvillua në Kavajë, kurse pasdite në Kompleksin Olympic në Durrës.

Nesër (e premte) paradite skuadra do të mbajë një stervitje të lehtë, kurse pasdite do të zhvillohet ndeshja ndaj KF Dukagjinit, nga ora 16:00 në Kompleksin ‘Internacional’ në Pezë.