Tevez rikthehet në Manchester United?

Tevez rikthehet në Manchester United?

Sport January 23, 2020 - 20:58
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester Unitedi raportohet se është duke shprehur interesim për ta rikthyer Carlos Tevezin në “Old Trafford”, transmeton zeri.info

Ole Gunnar Solskjaer është në kërkim të një sulmuesi dhe është duke konsideruar opsionet në tregun e transferimeve.

Me Marcus Rashfordin të lënduar për disa muaj për shkak të një lëndimi në shpinë, Solskjaer momentalisht ka në dispozicion vetëm Anthony Martialin dhe 18-vjeçarin Mason Greenëood në sulm.

Mediet angleze raportojnë se “djajtë e kuq” e duan argjentinasin.

35-vjeçari momentalisht është në edicionin e tij të tretë te Boca Juniorsi.

Kontrata e tij skadon në qershor, derisa Boca është e interesuar që ta largojë sulmuesin.

Tevez kishte luajtur për Manchester Unitedin gjatë periudhës 2007-2009, derisa kishte realizuar 34 gola në dy edicione, para se të largohej te rivali lokal, Manchester City./Zëri