Anthony Joshua ka marrë një ofertë të madhe për t’u përballur me fituesin e meçit Wilder – Fury

Anthony Joshua ka marrë një ofertë të madhe për t’u përballur me fituesin e meçit Wilder – Fury

Sport January 23, 2020 - 18:05
Lajmet e fundit nga sporti

Ekipi i Anthoyny Joshuas ka marrë një ofertë të madhe për një përballje me fituesin e meçit mes Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt në Arabinë Saudite, transmeton zeri.info

Joshua riktheu titujt e tij botëror pas triumfit ndaj Andy Ruizit në dhjetor.

Dhe ylli britanik und të rikthehet sërish në Lindjen e Mesme, derisa Eddie Hearn ka zbuluar për një ofertë të madhe për Joshuan.

“Momentalisht, meçi që dëshiron Anthony Joshua është me fituesin mes Wilderit dhe Furyt”, ka thënë Hearn.

“Ne e kemi një ofertë të madhe për t’u zhvilluar ky meç”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Joshua pritet gjatë këtij vitit të përballet edhe me bullgarin Kubrat Pulev, i cili është një sfiduesi i detyrueshëm për britanikun./Zëri