'Stadiumin kosovar e kanë mbuluar xhembat dhe hijenat', 'Qeqa' reagon në këtë mënyrë për gjendjen e stadiumit të Ferizajt

'Stadiumin kosovar e kanë mbuluar xhembat dhe hijenat', 'Qeqa' reagon në këtë mënyrë për gjendjen e stadiumit të Ferizajt

Sport January 23, 2020 - 08:11

Nuk ka më turp se kur shikon fushën e futbollit në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj.

Stadiumin e kanë mbuluar ferrat dhe mezi shihen edhe portat, shkruan Zëri.info.

E turpshme si duket stadiumi, lere që e kanë mbuluar therat por është e frikshme të futesh edhe në lokale e saj.

Image

Në lidhje me gjendjen e këtij stadiumi ka shkruar edhe gazetarja e mirënjohur kosovare, Qëndresa Krelani.

'Qeqa' me anë të një postimi në rrjetin social 'Facebook', ka folur për babain e tij ish-futbollist dhe Ismet Shabanin (emrin e të cilit e mban stadiumi në fjalë), duke dhënë kritika të mëdha për këtë gjendje.

Shkrimi i plotë i 'Qeqës':

"Axha Ismet Shabani, emrin e te cilit e mban stadiumi ne Ferizaj, perpos qe ka qen tandem me babin tim ne Flamurtar, ka qene edhe shoku i ngusht i babit. Sahere ka ardhe me na vizitu ne shtepi me thojke "Qika axhit, na tu e njek topin, topi po na qon neper ara e xhemba. Ti njeke shkollen, se shkolla te qon ne ambiente Europiane.

Fatkeqesisht edhe babi edhe axha Ismet nuk jetojne me, mirpo t'kish qen gjalle e di qe kishte me m'thon "Me axhen, te thojsha iki topit. Ti shkollen e kryve, po nuk e kom dite qe edhe shkolla si gazetare po t'qojka ne ara e xhemba, se po duhesh me ardhe ne stadiumin qe mban emrin tim te cilin e kan mbulu xhembat dhe hijenat"./Zëri.info

Image