Largohet nga skuadra e Istogut për shkak të punës në Prishtinë

Largohet nga skuadra e Istogut për shkak të punës në Prishtinë

Sport January 22, 2020 - 19:29
Lajmet e fundit nga sporti

Istogu ka konfirmuar sot largimin e mbrojtësit Dardan Bajraktari, shkruan zeri.info

Bajraktari është larguar pas katër vitesh nga skuadra bardhekaltër.

Shkak për largimin e tij u bë puna e Dardanit në Prishtinë.

“Mbrojtësi i ri Dardan Bajraktari për shkaqe personale ka vendosur që të largohet nga Istogu.

Bajraktari u paraqit mjaft mirë në fanelën e Istogut në 4 vitet e fundit, në pozitën e qendër mbrojtësit.

Arsyeja kryesore e largimit të Dardanit nga Istogu është puna, pasi që Dardani është duke punuar në Prishtinë dhe nuk kishte asnjë mundësi që të vijonte stërvitjet në Istog, e kështu me marrëveshje me klubin e Istogut tashmë i kanë ndarë rrugët.

I urojmë gjitha të mirat Dardanit në jetë, dhe i themi se e ka derën e hapur gjithmonë në klubin tone”, njofton Istogu në rrjetin social “Facebook”./Zëri