‘Dramë’ në miqësoren mes Trepçës’89 dhe Drenicës, ndeshja përfundon me pesë gola të shënuar

‘Dramë’ në miqësoren mes Trepçës’89 dhe Drenicës, ndeshja përfundon me pesë gola të shënuar

Sport January 21, 2020 - 14:57

Trepça’89 dhe Drenica kanë zhvilluar sot një miqësore kontrolluese.

Ndeshja e zhvilluar në fushën ndihmëse në Mitrovicë dhuroi spektakël, ku u shënuan gjithsej pesë gola, raporton Zëri.info.

Saktësisht, ndeshjen e fitoi Trepça’89 e drejtuar nga Shpëtim Idrizi me rezultat të ngushtë, 3:2.

Ndryshe, të dyja skuadrat po vazhdojnë të përgatiten para nisjes së stinorit pranveror në futbollin e Kosovës.

Si Trepça’89, ashtu edhe Drenica synojnë ta sigurojnë mbijetesën këtë edicion në elitë./Zëri.info