Mesfushori nga Kosova ishte i nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të ri në Zvicër: Më motivon për të punuar më shumë

Mesfushori nga Kosova ishte i nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të ri në Zvicër: Më motivon për të punuar më shumë

Sport January 21, 2020 - 09:04

Mbrëmë u mbajt ceremonia e zgjedhjes së më të mirëve të vitit 2019 në futbollin zviceran.

Mesfushori nga Kosova, Bastien Toma ishte i dominuar për ta fituar çmimin e futbollistit më të mirë të ri në kampionatin elitar zviceran, raporton Zëri.info.

Toma ishte në garë me Eray Comert dhe Noah Okafor.

“Nuk jam i zhgënjyer që nuk kam fituar, por do të isha i nderuar nëse do të fitoja. Por, të jesh kandidat për këtë, më motivon mua për të ardhmen. Do të vazhdoj të punoj shumë dhe të bëj gjithçka për të përparuar edhe më tutje. Shpresoj të fitoj një titull me FC Sionin”, u shpreh Toma.

FC Sioni rikthehet në aksion këtë fundjavë.

Të dielën, Sioni i Tomës përballet me Thunin si mysafir me fillim nga ora 16:00./Zëri.info