Pse Xherdan Shaqiri duhet ta konsiderojë largimin nga Liverpooli këtë muaj?

Pse Xherdan Shaqiri duhet ta konsiderojë largimin nga Liverpooli këtë muaj?

Sport January 21, 2020 - 08:47

Pritja 30-vjeçare e Liverpoolit për ta fituar titullin e Premierligës duket se po merr fund.

Të dielën, “Të Kuqtë” regjjistruan një tjetër fitore në Premierligë, kësaj radhe ndaj Manchester Unitedit në “Anfield”, shkruan Zëri.info.

“Djajtë e Kuq” janë skuadra e vetme që i kanë marrë pikë Liverpoolit këtë edicion, por nuk mundën ta bëjnë këtë për herë të dytë.

Image

Deris atë gjithë futbollistët po e shijojnë aventurën me Liverpoolin, e njejta nuk vlen edhe për Xherdan Shaqirin.

Mesfushori nga Kosova arriti në Liverpool në verën e vitit 2018, derisa këtë edicion vshtë paraqitur në vetëm dhjetë ndeshje.

Lëndimet kanë bërë që ai të mungojë në 16 ndeshje në të gjitha garat, por edhe kur ka qenë i gatshëm, Shaqiri ka luajtur shumë pak.

Sipas faqes britanike ‘TBRFootball’, Shaqiri duhet ta konsiderojë një largim nga Liverpooli në huazim këtë muaj.

Image

Me ardhjen e Takumi Minaminos, minutazhi i Shaqirit pritet të jetë edhe më i ultë te skuadra e Jurgen Klopp.

Roma dhe Milani janë të interesuara për futbollistin gjilanas, i cili mbetet të shihet nëse do të largohet këtë muaj./Zëri.info