Babait të Khabib i pëlqen revanshi me McGregor, por ka një kusht të 'çmendur'

Babait të Khabib i pëlqen revanshi me McGregor, por ka një kusht të 'çmendur'

Sport January 20, 2020 - 22:34

Conor McGregor u kthye në mënyrë spektakolare në UFC 246, teksa kandidati i tij i radhës mund të jetë kampioni i peshave të mesme, Khabib Nurmagomedov.

McGregor u përball me Donald Cerronen të shtunën, të cilin e mposhti pas vetëm 40 sekondahs, shkruan Zëri.info.

Ishte përballja e tij e parë që prej humbjes nga Nurmagomedov në tetorin e vitit 2018 në UFC 229.

Pas kësaj përballje, presidenti i UFC-s, Dana White tha se revanshi mes McGregor dhe Nurmagomedov mund të ndodhë.

Për këtë, babai i Nurmagomedov, Abdulmanap, ka thënë se djali i tij mund ta zhvillojë këtë përballje me një kusht.

"Ne kemi nevojë për renvashin ndaj Conor, por na jepni ne 100 milionë dollarë", ka thënë Abdulmanap për 'Ria Novosti'.

"Një ditë pas përballjes me Ferguson, na jepni ne atë shumë dhe më pas e bëjmë revanshin", vlerësoi ai./Zëri.info