Llapi vazhdon përgatitjet në Shqipëri, nesër zhvillon miqësore me skuadrën shqiptare

Llapi vazhdon përgatitjet në Shqipëri, nesër zhvillon miqësore me skuadrën shqiptare

Sport January 20, 2020 - 20:14

Në pasditën e sotme, futbollistët e Llapit kanë përmbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj KF Tërbunit, e cila zhvillohet në fushën e kompleksit "Internacional Tirana" me fillim nga ora 11:00, shkruan Zëri.info.

Futbollistët e drejtuar nga Tahir Batatina janë duke punuar jashtëzakonisht mirë, teksa po vërehet motiv dhe disiplinë e madhe në stërvitjet e fazës përgatitore për edicionin e ri.

Stërvitja e sotme u zhvillua në ambientet e Olympic Park për dy orë, ku stafi i trajnerëve shfaqën planprogramin e tyre, i cili ishte fiziko-taktik, të cilin futbollistët e zbatuan me përpikmëri./Zëri.info

Image