Pas Ballkanit, edhe Gjilani do të përballet me një skuadër ruse në Turqi

Pas Ballkanit, edhe Gjilani do të përballet me një skuadër ruse në Turqi

Sport January 20, 2020 - 19:40

Skuadra e Gjilanit po vijon përgatitjet në qytetin e Antalias në Turqi, vend ku dje djelmoshat e Gentian Mezanit, zhvilluan miqësoren e parë në tokën turke kundër Neftchi Kochkor, të cilën e fituan me rezultat 1:0.

Ndërkaq, Gjilani të mërkurën ka aranzhuar ndeshjen e radhës testuese, ku kësaj here kuq e bardhët do të luajnë kundër skuadrës së Yenisey Krasonyarsk nga Rusia, shkruan Zëri.info.

Skuadra ruse, njëkohësisht kundërshtar i radhës për Gjilanin, edicionin e kaluar, kishte garuar në Superligën ruse, ku ishte ranguar në pozitën 16-të në elitën e futbollit rus.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Yenisey do të zhvillohet të mërkuren me fillim në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë, me lokacion në 'Emirhan Football Center' të Antalias./Zëri.info