Ndeshje e përkryer kundër Bolognas, Amir Rrahmani reagon në këtë mënyrë në 'Facebook'

Ndeshje e përkryer kundër Bolognas, Amir Rrahmani reagon në këtë mënyrë në 'Facebook'

Sport January 20, 2020 - 17:18

Hellas Verona vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në kampionatin elitar italian, Serie A.

Skuadra e Ivan Juric dje ka nxjerrë një barazim të madh në udhëtim te Bologna, raporton Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Renato Dall'Ara', rezultati përfundimtar ishte 1:1, ku mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Veronën.

Image

Rrahmani luajti në qendër të mbrojtjes për mrekulli, derisa nga 'WhoScored' u vlerësua me notën 7.0.

Sot, në një reagim në rrjetin social 'Facebook', Rrahmani është shprehur i kënaqur me barazimin.

"Ndeshje e vështirë në Bologna, një pikë e rëndësishme. Ne vazhdojmë kështu", ka shkruar mbrojtësi prishtinas.

Gjatë ditës së sotme, u zyrtarizua se Rrahmani do ta lë Veronën në fund të këtij edicioni, dhe do t'i bashkohet Napolit.

Ndryshe, pas këtij barazimi, Hellas Verona mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me 26 pikë, kurse Bologna në vendin e 12-të me 24 sosh./Zëri.info