Fëmijëria me futboll, hapi i madh në karrierë dhe ëndrra me Kosovën në 'Euro 2020': Rrëfimi special i Arbër Zenelit

Fëmijëria me futboll, hapi i madh në karrierë dhe ëndrra me Kosovën në 'Euro 2020': Rrëfimi special i Arbër Zenelit

Sport January 20, 2020 - 16:47

Arbër Zeneli është rrëfyer në një intervistë të gjatë me 'Colossalsportsmgt', kompani e cila merret me zbulimin dhe zhvillimin e talentëve.

Në këtë intervistë, futbollisti nga Mitrovica ka rrëfyer rrugëtimin e tij drejt futbollit evropian, duke e nisur që prej fëmijërisë së tij në Suedi, raporton Zëri.info.

Image

"Pavarësisht se a ishte duke rënë borë, shi apo ishte duke rrezuar dielli, unë isha gjithnjë me top. Në verë ishim shumë fëmijë që luanim, por në dimër, vetëm unë dhe dy vëllezërit e mi luanim, derisa bora shpesh ishte me një trashësi prej 40 centimetrash", ka thënë fillimisht Arbër Zeneli.

Image

"Kujtime të tilla nuk mund t'i harroj kurrë. Me vëllezërit e mi, jam shumë i afërt dhe kur i kam parë duke qarë, ishte e rëndë për mua", tregon më tej futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018.

Edhe prindërit e Zenelit janë shumë krenar me të, si dhe i qëndrojnë afër në çdo ndeshje, teksa ata nuk duan ta largonin nga sporti.

"Përmenden shumë histori se si prindërit i dërgojnë në shtëpi fëmijët dhe u thonë të mos dalin jashtë. Por, verës, unë dilja në lagjen time dhe luaja deri natën vonë", theksoi Zeneli.

Image

Në Suedi, Zeneli ka luajtur në Elfsborg, derisa nga aty e kishte bërë hapin e madh në karrierë.

"Gjithmonë kam dashur të luaja në një klub dhe ligë më të madhe. Në Elfsobrg, trajnerët më besuan shumë dhe më dhanë liri t'i tregoja aftësitë e mia", shprehet futbollisti i Kosovës.

Image

Nga klubi suedez, Zeneli u transferua në Heerenveen, teksa në atë kohë ishte pjesë e Suedisë U-21, derisa ka folur edhe për vendimin që t'i bashkohet Kosovës.

"Nuk kam thënë kurrë se nuk do të doja të luaja për Suedinë. Kur erdhi ftesa e Kosovës, duhej të vendosja me zemër", tregon ylli i Reims.

Pas largimit nga Herenveeni, Zeneli u transferua në Ligën 1 franceze te Reims, aty ku e nisi mjaft mirë.

Image

Tutje, Zeneli ka folur edhe për lëndimin që e kishte pësuar në ndeshjen Mali i Zi - Kosovë, duke thënë:

"Ishte një moment i vështirë për mua. Unë jam munduar të jem sa më pozitiv. Në Kosovë kemi mentalitet të fortë dhe këtë e kam 'dhuratë' nga babai im".

Pas shtatë muajsh lëndim, Zeneli është shumë afër rikthimit në fushën e gjelbër, derisa në mars synon ta ndihmojë Kosovën të kualifikohet tutje në 'Euro 2020', duke nisur nga gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut.

Image

“Njerëzit po thonë se unë vetëm dua të luaj për Kosovën në Kampionat Evropian. Mirëpo, fokusi im është të jem i gatshëm fizikisht, më pas të filloj të luaj me Reimsin, para se të përfshihem me Kosovën”, tregon ai.

"Dua të luaj në 'Euro 2020', por të luaj edhe te Reimsi. Shpresoj që të jem në formë që ta ndihmojë Kosovën", deklaroi Arbër Zeneli./Zëri.info