Ademi takohet presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u diskutua për një temë të rëndësishme

Ademi takohet presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, u diskutua për një temë të rëndësishme

Sport January 20, 2020 - 16:26

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, zhvilluan një takim pune me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini që shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim, Ademi dhe homologu i tij Sejdini diskutuan për të koordinuar veprimet për organizim sa më të mirë të ndeshjes gjymëfinale të “play-off”-it për Kampionatin Evropian që zhvillohet më 26 mars, përcjell Zëri.info.

Ademi kërkoj nga homologu i tij që të bëjë maksimumin për të rritur numrin e biletave që do të jenë në dispozicion për shikuesit nga Kosova.

Të dy presidentet dhe bashkëpunëtorët e tyre diskutuan edhe specifika tjera teknike për organizimin e ndeshjes si dhe mundësi të ndryshme për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy federatave./Zëri.info

Image

Image