Zyrtare: Napoli nënshkruan me Rrahmanin

Zyrtare: Napoli nënshkruan me Rrahmanin

Sport January 20, 2020 - 15:09

Napoli ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e Amir Rrahmanit nga Hellas Verona, shkruan zeri.info

Por, reprezentuesi kosovar do të qëndrojë si i huazuar te Verona deri në fund të edicionit, kurse në verë do t’i bashkohet napolitanëve.

Ish-mbrojtësi i Dinamo Zagrebit iu nënshtrua të premten testeve mjekësore me gjigantin italian, derisa zyrtarizmi për transferimin e tij ka ardhur sot.

Besohet se ky transferim i ka kushtuar Napolit 14 milionë euro, ndërsa 1.5 milion të tjera do të varen nga paraqitjet e futbollistit.

Verona kishte paguar vetëm 2 milionë euro për ta transferuar Rrahmanin gjatë verës së kaluar nga Dinamo./Zëri