Befason ylli i Juventusit: Shpresoj që të festoj sërish me Pogban

Befason ylli i Juventusit: Shpresoj që të festoj sërish me Pogban

Sport January 20, 2020 - 14:17
Detajet

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thotë se ai dhe Paul Pogba mendonin së bashku për mënyra të reja të festimit të golave, derisa shpreson që një ditë të festojë sërish me francezin, transmeton zeri.info

Duke folur për “Otro”, argjentinasi ka kujtuar kohën kur luante përkrah Pogbas në edicionin 2015/2016.

Image

“Paul dhe unë kemi një marrëdhënie të mirë dhe ku ai luante këtu ne gjithmonë ishim në kërkim të mënyrave të reja për të festuar golat”, u shpreh Dybala.

“Ne shënuam shumë gola, kështu që festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë ne do të jemi në gjendje të festojmë sërish së bashku”, shtoi ai./Zëri