Pas dy golave ndaj Parmës Ronaldo ngjitet në listën e golashënuesve më të mirë në histori, kjo është renditja

Pas dy golave ndaj Parmës Ronaldo ngjitet në listën e golashënuesve më të mirë në histori, kjo është renditja

Sport January 20, 2020 - 11:49
Detajet

Cristiano Ronaldo është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të futbollit, transmeton zeri.info

Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren e Juventusit 2:1 ndaj Parmës të dielën.

Me këto dy gola ai e tejkaloi në renditje legjendën gjermane, Gerd Muller, duke zënë vendin e pestë.

Me këtë ecuri të golave, Ronaldo është në rrugë të mirë për të kaluar ikonën hungareze, Ferenc Puskas, që ka 747 gola, derisa do ta synojë edhe tejkalimin e Peles, i cili numëron 767 gola.

Romario është në vendin e dytë me 772 gola, kurse çeku Josef Biscan zë pozitën e parë me 805 gola./Zëri

Image