Bota e sportit në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës në boks

Bota e sportit në zi, ndërron jetë ish-kampioni i botës në boks

Sport January 19, 2020 - 19:17

Boksieri i parë nga Afrika e Jugut që e ka fituar titullin e kampionit të botës ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Peter Mathebula ka shkruar historinë në vitin 1980, kur ai mposhti koreano-jugorin, Tae-Shik Kim në Los Anxhelos, shkruan Zëri.info.

Aftësitë e tij brilante në ring kanë bërë që ai të njihet me nofkën 'Terrori'.

Mathebula ka qenë i sëmurë kohëve të fundit, derisa ai ka ndërruar jetë dje në mbrëmje.

Në boks, Mathebula debutoi si 19-vjeçar./Zëri.info

Image