Infektuar: 4307
Shëruar: 2095
Vdekur: 94
Takimi i parë mes Berishës dhe Azemit pas përleshjes, e pabesueshme çfarë ndodhi pas ndeshjes në “Karagaçi”

Takimi i parë mes Berishës dhe Azemit pas përleshjes, e pabesueshme çfarë ndodhi pas ndeshjes në “Karagaçi”

Sport January 19, 2020 - 19:05

U përqafuan mes vete, ashtu siç iu ka hije dy basketbollistëve kampionë.

Dardan Berisha dhe Edmond Azemi kanë vendosur edhe publikisht në sfidën derbi mes Pejës dhe Prishtinës në palestrën “Karagaçi”.

Pas përfundimit të takimit, ata janë përqafuar, derisa Azemi është përshëndetur edhe nga lojtarët tjerë të pejanëve.

Një skenë që tregon se pas përleshjes fizike që patën sa ishin bashkë te Prishtina, Berisha dhe Azemi tashmë kanë përmirësuar raportet.

Ndryshe, ishte pikërisht ajo përplasje fizike që çoi deri te largimi i Berishës nga prishtinasit, pasi që pejani nuk pranoi as të kërkonte falje publike, siç bëri Azemi./Olle