Super-Hellas Verona, super-Amir Rrahmani: Publikohet nota e mbrojtësit të Kosovës pas ndeshjes së sotme
Sport
January 19, 2020 - 17:07
Hellas Verona vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në kampionatin elitar italian, Serie A
Hellas Verona vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në kampionatin elitar italian, Serie A.
Skuadra e Ivan Juric sot ka nxjerrë një barazim të madh në udhëtim te Bologna, raporton Zëri.info.
Në ndeshjen e zhvilluar në 'Renato Dall'Ara', rezultati përfundimtar ishte 1:1, ku mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani luajti 90 minuta për Veronën.
Rrahmani luajti në qendër të mbrojtjes për mrekulli, derisa nga 'WhoScored' u vlerësua me notën 7.0.
Nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, por që u largua herët nga loja shkaku i një lëndimi.
Ndryshe, pas këtij barazimi, Hellas Verona mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me 26 pikë, kurse Bologna në vendin e 12-të me 24 sosh./Zëri.info