Sonte akti i tretë gjysmëfinal, Trepça-Sigal Prishtina Mercure

Sonte akti i tretë gjysmëfinal, Trepça-Sigal Prishtina Mercure

Sport April 28, 2024 - 12:28

Sonte do të zhvillohet dueli i tretë gjysmëfinal në basketboll mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Mitrovicasit i kanë fituar dy përballjet e para.

Ata do ta kenë mundësinë që në “Minatori” të mbyllin dilemën e ekipit që kualifikohet në finale.

Në anën tjetër, Sigal Prishtina do të tentojë të mbijetojë, për ta dërguar serinë gjysmëfinale edhe njëherë në Prishtinë.

Në gjysmëfinalen tjetër, Ylli është duke avancuar 2:1 me fitore ndaj Pejës.