Seks-bomba ndahet me yllin e Barcelonës: Atë e duan Interi e Man Unitedi, por jo edhe trajnerja super-seksi
Sport
January 19, 2020 - 16:03
"Dashuria ka vdekur", ka shkruar ajo në "Instagram", duke konfirmuar shkrimet e mediave
Futbollisti kilian, Arturo Vidal i ka prishur raportet me të dashurën e tij - instruktoren tërheqëse të fitnsit, Sonia Isazl.
Të dy filluan një romancë në pranverën e vitit 2019, por mediat spanjolle raportuan këtë muaj, se ata janë ndarë tashmë, shkruan Zëri.info.
"Dashuria ka vdekur", ka shkruar ajo në "Instagram", duke konfirmuar shkrimet e mediave.
Mesfushori i Barcelonës tani ka dy fëmijë me ish-gruan e tij, Maria Theresa, derisa këtë muaj ai është i kërkuar në tregun e transferimeve.
Ai ka oferta serioze nga Interi dhe Manchester Unitedi.
Por, me ardhjen e Quiquie Setien te Barcelona, gjërat kanë ndryshuar.
Ndërkohë, Sonia ka fshirë disa fotografi me Vidal që i kishte në rrjetet sociale./Zëri.info