Begolli: Ky është dallimi mes Josës dhe Dallkut

Begolli: Ky është dallimi mes Josës dhe Dallkut

Sport January 18, 2020 - 15:35
Drejtori sportiv i FC Prishtina, Granit Begolli është i ftuari i sotëm në emisionin 'Rock n'Roll Football',

Drejtori sportiv i FC Prishtina, Granit Begolli është i ftuari i sotëm në emisionin 'Rock n'Roll Football', i cili transmetohet në Radio Prishtina.

Prishtina nesër udhëton drejt Antalias atje ku do të qëndrojë për 11 ditë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Prishtina këtë edicion është në luftë për dy trofetë, titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës, kjo edhe ka bërë që skuadra të mobilizohet maksimalisht pasi është e vetëdijshme për punën e madhe që i pret, shkruan Zëri.info.

“Ne jemi në garë për titull por edhe për Kupë dhe duhet të jemi të kënaqur me punën që ka bërë trajneri Armend Dallku. Josa ka pasur një filozofi tjetër të lojës për dallim nga Dallku që po luan një mënyrë tjetër të lojës dhe rezultatet po shihen.

Prishtina i ka dhënë mundësin profesor Josës për tri vjet por për fat të keq nuk pat trofe dhe kjo bërë që trajneri ta shoh të ardhmen dhe të largohet. Ne tash jemi të kënaqur me punën që po bënë Dallku që e njeh shumë mirë këtë skuadër”, ka thënë Begolli në 'Rock n'Roll Football', përcjell Zëri.info. /Zëri.info