Zyrtare: Llapi angazhon trajnerin turk

Zyrtare: Llapi angazhon trajnerin turk

Sport January 17, 2020 - 16:01
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra llapjane

KF Llapi ka arritur të angazhojë në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran i cili tek skuadra llapjane shkon me një biografi tejet të pasur, pasi ka qenë në shumë klube të mëdha në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra llapjane përmes një njoftimi në Facebook.

“Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror. Ai do jetë pjesë e jona për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.

41 vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi. Ai në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnie-Hercegovinë, pastaj tek Instanbulspor dhe Adanaspor në Superligën turke, Adanademirspor FK, Denizlispor FK, në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgatitore”, ka shkruar KF Llapi. /Zëri.info

Image