Djali i futbollistit dhe mjeku i ri ndërron jetë, shkak depresioni

Djali i futbollistit dhe mjeku i ri ndërron jetë, shkak depresioni

Sport January 16, 2020 - 09:15
Djali i një futbollisti dhe mjeku i ri, ka ndërruar jetë papritmas në moshën 23-vjeçare

Djali i një futbollisti dhe mjeku i ri, ka ndërruar jetë papritmas në moshën 23-vjeçare.

Ronan Musselwhite, i cili ka studiuar në Shkollën e Mjekësisë në Mançester dhe është kualifikuar si mjek i ri, ka qenë duke u përballur me depresionin para se të vdiste javën e kaluar, shkruan Zëri.info.

Djali i ish-portierit të Scunthorpe United, Paul Musselwhite, është përshkruar nga prindërit si ‘shpirt i bukur’.

Nëna e Ronan, Caroline Musselwhite ka thënë: “Ai ishte shumë i mirë, shpirt i bukur dhe ka jetuar mirë”

Image

“Nuk kam parë ndonjë gjë negative tek ai. Ai ishte shumë i talentuar dhe mund të bënte gjithçka”, tha më tej ajo.

Caroline, nga Messingham, e ka zbuluar lajmin për vdekjen e Ronan me anë të një postimi në rrjetin social, “Facebook”.

“Siç e dini, djali ynë i bukur dhe aq i dashur, Ronan, ka ndërruar jetë, pasi është vendosur që ai të rikthehet në parajsë”, ka shkruar Caroline./Zëri.info