Fidan Aliti pritet të largohet nga Kalmari, mediumi suedez raporton për të ardhmen e tij

Sport January 14, 2020 - 09:57
Detajet

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti ka gjasa të largohet së shpejti nga skuadra suedeze, Kalmari.

Siç bën me dije “FotbollSkanalen”, Aliti mund të bëhet me skuadër të re, shkruan Zëri.info.

Aliti iu bashkua Kalmarit në fillim të vitit të kaluar nga Skënderbeu i Korçës, teksa ai ka kontratë me klubin suedez deri në fund të vitit 2022.

Paraqitjet e mira të Alitit me Kalmarin kanë bërë që ai të kërkohet nga disa klube tjera të mëdha.

“Nuk e di nëse do të mbetem te Kalmari për edicionin e ri. Futbolli është i paparashikueshëm. Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Aliti.

Ndryshe, vetë Aliti ka pranuar se interesimi për të nuk mungon dhe se vitin e kaluar, ai ishte kërkuar edhe nga Atalanta./Zëri.info

Image