Liverpool nuk ndalët shënon fitoren e radhës

Liverpool nuk ndalët shënon fitoren e radhës

Sport December 14, 2019 - 15:19
Detajet

Skuadra e Jurgen Klopp Liverpool duket çdo herë e më afër titullit. Lideri i Ligës Premeire ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Watfordit në sfidën e javës së 17-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Zëri.info.

Mohamed Salah i ka dhënë fitoren “The Reds” kur shënoi dy gola të bukur, një në minutën e 37-të dhe një në minutën e 90-të, fitore kjo e 16-dhjeta në 17 ndeshje të zhvilluara.

Liverpool në Angli është pa humbje dhe kjo po e bënë skuadrën më favorite për titull.

Aktualisht Liverpool udhëheq me 11 pikë më shumë sesa vendi i dytë Leicester që ka një ndeshje më pak. /Zëri.info