A do të ribashkohet Fellaini me Mourinhon te Tottenhami? E zbulon mesfushori

A do të ribashkohet Fellaini me Mourinhon te Tottenhami? E zbulon mesfushori

Sport December 12, 2019 - 23:50
Detajet

Marouane Fellaini e ka përjashtuar një transferim të mundshëm në janar te Tottenhami pas spekulimeve se ai mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Manchester Unitedi, Jose Mourinho, i cili së fundmi e ka marrë drejtimin e klubit londinez, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg momentalisht është duke luajtur për klubin kinez, Shandong Luneng, ku ishte transferuar nga Manchester Unitedi në shkurt të këtij viti.

Mourinho dhe Fellaini kishin pasur një marrëdhënie të ngushtë gjatë kohës së tyre në “Old Trafford”, gjë e cila ka bërë që futbollisti të lidhet me një transferim te Tottenhami.

“Jose është i veçantë për mua. Ne komunikojmë me njëri-tjetrin, ne e thërrasim njëri-tjetrin kohë pas kohe. Ai e ka marrë drejtimin e Tottenhamit dhe është duke bërë mirë. Ia uroj atij gjithë të mirat, por unë jam mirë këtu ku jam tani”, ka thënë Fellaini./Zëri