Edhe një tjetër largim nga Dukagjini

Edhe një tjetër largim nga Dukagjini

Sport December 12, 2019 - 22:41
Detajet

Denis Haliti e ka konfirmuar largimin e tij nga Dukagjini, shkruan zeri.info

Haliti e ka konfirmuar largimin e tij përmes rrjetit social “Facebook”.

“Përmes këtij publikimi dua që të ju informoj se kam ndërprerë bashkëpunimin tim me KF Dukagjinin. Pas bisedës me drejtuesit e klubit u dakorduar që të mbyllim marrëveshjen. Unë dua ti falënderoj drejtuesit e klubit, stafin teknik për besimin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetje”, ka shkruar Haliti në “Facebook”.

Dukagjini pas 17 xhirosh numëron vetëm 8 pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Zëri

Krahas Halitit, deri më tash nga Dukagjini janë larguar edhe Flamur Neziri, Leotrim Beqiri dhe Fuat Karabeg./Zëri