Klopp tashmë e ka bërë zgjedhjen, zbulohet transferimi i parë i janarit te ‘Të Kuqtë’

Klopp tashmë e ka bërë zgjedhjen, zbulohet transferimi i parë i janarit te ‘Të Kuqtë’

Sport December 12, 2019 - 15:27
Detajet

Drejtori sportiv i Red Bull Salzburg Christoph Freund ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Liverpoolin për shitjen e Takumi Minamino.

Siç raportohet nga ‘Goal’, Liverpooli do ta transferojë japonezin në janar, me klubin që ka zbuluar se klauzola e tij është vetëm 7.25 milionë funte, shkruan Zëri.info.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 22 paraqitje për Salzburun në të gjitha garat këtë edicion, teksa ka dhuruar edhe 11 asistime.

Liverpooli llogaritet favorit në garën për Minaminon, derisa marrëveshja thuhet se është afër të arrihet para 1 janarit, atëherë kur hapet afati kalimtar dimëror.

Image

Drejtori i Salzburgut Freund tashmë ka konfirmuar bisedimet me Liverpoolin në një konferencë për shtyp sot.

“Mund të konfirmoj se ka bisedime me Liverpoolin”, ka thënë fillimisht Freund.

“Është një nder kur këto klube janë të interesuara për lojtarët tanë”, tregon më tej ai./Zëri.info