Kupa e Kosovës, sot mësohen çiftet çerekfinale

Kupa e Kosovës, sot mësohen çiftet çerekfinale

Sport December 12, 2019 - 09:38
Detajet

Çiftet e çerekfinales në Kupën e Kosovës do të mësohen sot me fillim nga ora 12:00.

Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që të enjten (sot) në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit, raporton Zëri.info

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar FC Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.

Image

Ndeshjet e këtij rrethi të garave do të luhen më 8/9 shkurt, kurse stinori pranveror i Superligës fillon më 15 shkurt.

Kujtojmë që edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje me sistem eliminimi./Zëri.info