'Hallakama' e krijuar nga Arianit Ahmeti, UKSHFZ i del në mbrojtje Agim Ademit

'Hallakama' e krijuar nga Arianit Ahmeti, UKSHFZ i del në mbrojtje Agim Ademit

Sport December 12, 2019 - 09:15
Detajet

Situata e tensionuar që ka kapluar së fundmi Federatën e Futbollit të Kosovës ka 'trazuar' edhe Unionet e Klubeve Shqiptare që veprojnë jashtë vendit.

Protagonist i gjithë kësaj është ish-zëvendës/sekretari Arianit Ahmeti, i cili publikisht njoftoi se është kandidat për të parin e FFK-së, shkruan Zëri.info.

Image

Madje, ai pretendon se Ademi ka vazhduar mandatin e Fadil Vokrrit, i cili përfundon në janar, teksa thotë se ka nënshkrimet e mjaftueshme për t'u zgjedhur kryetar.

Dhe kjo situatë ka bërë që edhe Unionet e Klubeve Shqiptare të reagojnë.

Së fundmi, publikisht, Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ka dalur në mbështetje të plotë kryetarit aktual Agim Ademi.

Përmes një njoftimi për shtyp, UKSHFZ shkruan se kjo situate ka krijuar mjegull dhe pasiguri në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare.

Shkrimi i plotë nga UKSHFZ:

Reagim i UKSHFZ në lidhje me ngjarjet në FFK

Të nderuar dashamirë dhe sportdashës
Puna e palodhshme dhe projektet në realizim sollën edhe sukseset e para në arenën ndërkombëtare të futbollit të Kosovës,ku çdo shqipëtar dhe sportdashës i flaktë është gëzuar tej mase këtij suksesi ku krenaria e tyre vërehet në të gjitha viset ku frymohet shqip.

Por,me zhvillimet e fundit dhe ndërhyrjet politike që vetëm njollosin punën e deritanishme të FFK-së,si dhe përpjekjet dashakeqe për të ngritur „dyshime“ mendojmë se kjo situatë nuk i përshtatet askujt përveç armiqëve të sportit dhe vlerave tona si Komb.

Ndryshimet dhe përkrahja fitohet në Kuvendet zgjedhore dhe asesi forma të tjera antidemokratike që vetëm do ta zbehin imazhin pozitiv që gëzon përfaqësuesja jonë në arenën ndërkombëtare.

Tashmë e konfirmuar edhe nga vetë shtëpia e futbollit Europian UEFA ,se Kuvendi zgjedhor i FFK-së në vitin 2018 është në pajtim të plotë me rregullat e FFK-së siç e parasheh edhe rregullorja e FIFA dhe UEFA-s.

Kjo situatë ka krijuar mjegull dhe pasiguri në gjithë arenën kombëtare e ndërkombëtare duke marrë parasysh qëllimin e përfaqësueses tonë për tu kualifikuar në Europianin 2020.

Prandaj,ne si UKSHFZ apelojmë tek të gjitha institucionet shtetit që vendimet e marra në Kuvendin zgjedhor 2018 të respektohen ligjërisht dhe ndryshimi të kërkohet në kohën dhe vendin e duhur,pra në Kuvendin e radhës siç e parasheh rregullorja e FFK-së.

Me respekt

Feti Demolli
Kryetar i UKSHFZ
”./Zëri.info