‘Bomba’ e ditës, Liverpooli e synon Neymarin

‘Bomba’ e ditës, Liverpooli e synon Neymarin

Sport December 11, 2019 - 16:24
Detajet

Gjiganti anglez Liverpool, ka shfaqur interes për yllin e Paris Sait Germain, Neymar.

Braziliani në afatin veror ishte i lidhur me një rikthim në La Liga me Barcelonën dhe Real Madrid të interesuar, shkruajnë mediat franceze, përcjell Zëri.info.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë në vitin 2017 kur u transferua në PSG për 199 milionë euro, mirëpo nuk është i lumtur.

Sipas Le Parisien, shumë klube janë duke konsideruar mundësinë për të transferuar kapitenin e Brazilit në fund të sezonit.

Liverpool i është bashkuar kësaj gare se bashku me rivalët Chelsea dhe Manchester City.

Disa spekulime thonë që trajneri Jurgen Klopp ka kontaktuar agjentin e lojtarit për një transferim të tillë.

Te Liverpooli aktivizohet edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri. /Zëri.info