Zyrtare: Publikohet çmimi i biletave për derbin në 'Air Albania Stadium'

Zyrtare: Publikohet çmimi i biletave për derbin në 'Air Albania Stadium'

Sport December 11, 2019 - 15:57
Detajet

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet të premtën në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, dhe klubi i kuq, ka publikuar çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme, duke i dhënë fund pritjes së tifozëve.

Bileta më e lirë për këtë ndeshje do të kushtojë 500 lekë të rinj dhe do të jenë tribunat pas portave, ku pritet të qëndrojnë ultrasit e dy skuadrave.

Ndërkaq bileta më e shtrenjtë do të kushtojë plot 5000 lekë të rinj, dhe do të jetë ajo e tribunës Vip Gold.

Image

Nga ana tjetër biletet te tribunat ballore të stadiumit do të kushtojnë 1500 lekë.

Për shkaqe sigurie një prej tribunave të flamurit të këndit pritet të jetë e mbyllur.

Image

Postimi i klubit:

“INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF TIRANA
E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 “AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do te jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD Ë104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: Ë103, Ë105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: Ë101 , Ë102, Ë106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e sotme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni pranë dyqanit zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit”./Panorama

Image