Adnan Januzaj hyn në listën e ‘dështimeve të dekadës’ te skuadra angleze

Adnan Januzaj hyn në listën e ‘dështimeve të dekadës’ te skuadra angleze

Sport December 11, 2019 - 15:20
Detajet

Adnan Januzaj e kishte nisur për mrekulli karrierën e tij te Manchester Unitedi.

Me dy golashin kundër Sunderlandit në fitoren 2:1, sulmuesi istogas kishte marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, rënia e tij ishte e shpejtë, kur më pas u largua nga Manchester Unitedi në drejtim të Sunderlandit në huazim, por që as aty nuk e kishte treguar potencialin e tij.

Momentalisht, Januzaj luan te Real Sociedadi në Spanjë, ku në nëntë paraqitje këtë edicion, ka dhuruar vetëm tri asistime.

Tani, faqja angleze sportive ‘Chroniclelive.co.uk’ ka publikuar disa nga futbollistët e dështuar që kanë luajtur te Sunderlandi në dekadën e fundit.

Në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj, i cili dështoi plotësisht ta tregojë veten te Sunderlandi.

“Duke ardhur nga akademia e Manchester Unitedit me potencial, Januzaj dështoi nën urdhrat e Louis van Gaal. Ai fillimisht ishte shënjestër e Anglisë dhe Belgjikës, por që në fund zgjodhi belgët. Januzaj vazhdoi tutje në Sunderland si huazim, por që nuk e tregoi veten”, shkruan në mes të tjerash kjo faqe./Zëri.info