Zyrtare: Granit Xhaka merr një lajm katastrofal nga Arsenali

Zyrtare: Granit Xhaka merr një lajm katastrofal nga Arsenali

Sport dhjetor 11, 2019 - 13:22
Detajet

Granit Xhaka ka marrë një lajm katastrofal nga stafi mjekësor i Arsenalit.

Mesfushori nga Kosova do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, raporton Zëri.info.

Ish-kapiteni i skuadrës nga Londra e Veriut ka pësuar një lëndim në kokë pas një goditje me top në ndeshjen e fundit ndaj West Ham Unitedit.

Kështu, që Xhaka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Standard Lieges në Ligën e Evropës.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk do të mundet të luajë në derbin e Premierligës ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në fundjavë.

Image

Nga ana tjetër, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit Shkodran Mustafi do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e nesërme.

Mustafi është i pezulluar për shkak të kartonëve./Zëri.info