A do të mbetet Shpëtim Idrizi edhe më tej trajneri i Trepçës'89? Presidenti i klubit mitrovicas zbulon gjithçka

A do të mbetet Shpëtim Idrizi edhe më tej trajneri i Trepçës'89? Presidenti i klubit mitrovicas zbulon gjithçka

Sport December 11, 2019 - 10:21
Detajet

Trepça ’89 është njëra prej skuadrave, e cila ka zhvilluar futboll të bukur në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Edicionin e ri skuadra mitrovicase e nisi me trajnerin Shpëtim Idrizin, legjendën e klubit, i cili u emërua trajner nga presidenti Abedin Zeka, shkruan Zëri.info.

Ndonëse i papërvojë, Idrizi arriti t’u krijojë vështirësi skuadrave që kanë synime të mëdha në kampionatin elitar kosovar këtë edicion. Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Trepça’89 ka arritur t’i largohet për katër pikë zonës së rrezikshme duke grumbulluar 23 pikë në stinorin vjeshtor.

Image

Presidenti i klubit të Trepçës ’89, Abedin Zeka, në një bisedë me gazetën “Zëri” e ka konfirmuar Idrizin si trajner të ekipit edhe në pranverë. “Shpëtimi është kryetrajner i skuadrës. Ai do të vazhdojë të mbetet edhe më tej pjesë e Trepçës ’89”, ka thënë fillimisht Abedin Zeka.

Kur ka përfunduar stinori vjeshtor në futbollin e Kosovës, Trepça’89 ka filluar të mendojë për përforcimet që mund t’i bëjë në dimër. Zeka ka treguar se ’89-shi planifikon t’i transferojë dy ose tre futbollistë gjatë kësaj periudhe. “Po shikojmë të përforcohemi në afatin kalimtar dimëror. Mendojmë ta përforcojmë skuadrën me dy ose tri përforcime”, tregon më tej Abedin Zeka, i njohur ndryshe si “Beki”./Zëri.info