Antonio Conte 'shpërthen' pas eliminimit të Interit, ka një mesazh për futbollistët e tij

Antonio Conte 'shpërthen' pas eliminimit të Interit, ka një mesazh për futbollistët e tij

Sport December 11, 2019 - 09:14
Detajet

Antonio Conte ka thënë se Interi ka merituar më shumë nga kampanja e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Nerrazzurrët” kishin nevojë për fitore ndaj Barcelonës, por që nuk e shmangën humbjen 1:2 nga katalunasit mbrëmë, shkruan Zëri.info.

Kjo është hera e parë në histori për Interin që janë eliminuar nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për dy edicione radhazi.

“Ne kishim raste për ta fituar ndeshjen, krijuam shumë, por nuk e kishim konkretizimin e duhur”, ka thënë Conte për ‘Sky Sport Italia’.

Image

“Nuk kam kritika për lojtarët e mi pasi ata e dhanë maksimumin. Ne na mungoi goli dhe më pas pësuam për 1:2, që na ‘vrau’ ne”, është shprehur Conte më tej.

“Goli i Fatit vendosi gjithçka. Ne kemi krijuar raste të shumta, por ishte e vështirë”, theksoi Conte.

“Isha i zhgënjyer edhe për tifozët në stadium, pasi ne merituam më shumë”, shtoi Conte./Zëri.info